fbpx

Video/Dua Lipa nis turin e koncerteve, shkëlqen në Dubai

Dua-lipa.jpg

Pas një periudhe pushimi disa mujore, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, i është rikthyer fuqishëm koncerteve.

Dua ka nisur turin e ri të koncerteve, dhe qyteti i parë nga ku ka filluar është Dubai.

Ajo ka performuar për mijëra fansa atje, ndërsa duket të jetë kënaqur pafund në vizitën e saj të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo  publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku tregonte momente gjatë interpretimit të saj fantastik në skenë.

Dua shkruan se ishte bukur që t’u rikthehej koncerteve me gjithë dashurinë dhe mikpritjen që i ofruan në Dubai.

“U ndjeva shumë mirë që u riktheva në skenë! Faleminderit Dubai për energjinë tuaj … faleminderit që e bëtë udhëtimin tim të parë këtu kaq shumë argëtues!”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303