Shitësi së bashku me një punëtor tjetër po lëviznin objektet e dyqanit dhe ndër to edhe një pajisje elektrike.
Gjatë lëvizjes së objekteve, shitësin e zë korenti duke e ngrirë në vend.
Njerëzit rreth e rrotull janë përpjekur për ta shkëputur nga pajisja elektrike duke e goditur me shkop, derisa burri është shembur përtokë duke mbetur i vdekur.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Indi.

