VIDEO/ I gjuan me hanxhar policit, ai e shtrin përtokë me pistoletë

Një 28-vjeçar ka goditur me hanxhar një oficer policie por e ka pësuar keq prej këtij të fundit.

Polici i cili ka filmuar me kamerën e trupit të gjithë ngjarjen shihet teksa i kërkon 28-vjeçarit që të hedhë në tokë hanxharin.

Por, ky i fundit nuk pranon dhe në ecje e sipër godet me hanxhar oficerin e policisë. Nga ana e tij, polici i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me pistoletë.

28-vjeçari i njohur si Salvador Salazar përfundoi në spital pas plagëve të marra dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

E gjithë ngjarja ndodhi në Karolinën e Veriut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.