Një veteran lufte gjeti vdekjen pas një goditje me grusht nga një roje sigurime në Tailandë.
Ish-ushtaraku, Mike Jones, 55 vjeç ishte në një udhëtim pune. Gjatë mbrëmjes ai doli me disa kolegë për darkë dhe përpara se të kthehej në hotel, ndaloi në një lokal i vetëm.
Në regjistrimet e kamerave tregohet moment kur 55 vjeçari përleshet me rojet e sigurimet ende në rrethana të paqarta.
Gjykata hodhi poshtë akuzat për rojen e sigurimit pasi ky i fundit deklaroi se u vetëmbrojt nga 55 vjeçari.
Bashkëshortja e tij shprehet se nuk ka arsye që ai të konfliktohej me personat atje. Përpara se të ndodhte përplasja, veteran bëri një telefonatë emergjence.
Një telefonatë që bashkëshortja e tij shprehu se diçka nuk shkonte me atë situatë.
Mike ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

