Një grup grash të veshura me ferexhe janë përplasur me njëra-tjetrën në mes të rrugës. Ato shfaqen teksa godasin njëra-tjetrën ndërsa mbajnë edhe fëmijët e vegjël në krah.
Pas goditjeve që lëshojnë mes tyre, janë fëmijët ata që shohin tmerr me sy teksa përfundojnë në mes të asfaltit kur shkëputen nga krahët e nënave të tyre.
Nuk dihen arsyet e sherrit, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur në një nga vendet arabe.

