fbpx

WhatsApp vjen me risinë e re? Ndryshoni mesazhet pas dërgimit

whatsapp.jpg

WhatsApp me sa duket do të vijë me një risi të re.

Së bashku me mundësinë e përdorimit të një llogarie të vetme në dy telefona të ndryshëm, mundësia për të redaktuar mesazhet pas dërgimit është një nga funksionet më të kërkuara mes mbi 2 miliard përdoruesve të WhatsApp në botë.

Dhe kompania, e cila është pjesë e grupit Meta, duket e gatshme t’i dëgjojë.

Nga një pamje e ekranit e publikuar nga Wabetainfo, së shpejti do të jemi vërtet në gjendje të ndryshojmë tekstin e një mesazhi pas dërgimit të tij.

Do të funksionojë kështu: mbani shtypur mesazhin që dëshironi të korrigjoni, në mënyrë që ta zgjidhni atë, klikoni në menunë me 3 pika dhe më pas klikoni Edit, bërë ndryshimet dhe mesazhi do dërgohet përsëri.

Nuk është ende e qartë nëse do të ketë një afat kohorpër modifikimin e mesazheve, domethënë nëse opsioni Edit do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar minutash. Ende nuk dihet se kur do të jetë e disponueshme kjo veçori.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303