TË FUNDIT

Xhemi Shehu ironizon: “Po dëgjoi corona muzikë pas orës 20:00, të mbyti!”

Qeveria ka marrë masa të ashpra për të luftuar përhapjen e COVID-19, dhe ka vendosur të ndalojë hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura.

Në rast shkelje të këtij vendimi bizneset do të dënohen me 30 milionë lekë të vjetër gjobë dhe me pezullim të aktivitetit deri në 1 vit.

Moderatorja Xhemi Shehu s’ka vonuar të reagojë në InstaStory, duke ironizuar me humor masat e qeverisë.

“Po dëgjoi corona muzikë pas orës 20:00, të mbyti, sidomos nëse je duke pirë e s’je në restorant.”- shkruan moderatorja në postim.

 

REAL NEWS 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat