fbpx

Zbulohet sekreti! Arbana Osmani fotografohet në ‘zemër’ të kryeqytetit, ja kush e shoqëron (Foto)

Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar Arbana Osmani, u bë nënë për herë të dytë në 18 tetor. Ajo dhe regjisori i njohur Eduart Grishaj mirëpritën ardhjen në jetë të djalit të tyre të parë të cilin e pagëzuan me emrin Diell.

Ka kaluar pothuajse një muaj dhe Arbana e cila duket tejet aktive në rrjetet sociale duke na treguar gjithmonë nga përditshmëria e saj, duket se po qëndron në një formë të shkëlqyer pas lindjes.

Të gjithë janë bërë kuriozë se si Arbana ia del të ketë një jetë kaq aktive si në fushën profesionale por edhe në atë familjare.

Më sa duket i gjithë sekreti qëndron te koha dhe kujdesi që moderatorja ka për veten.

Mëngjesin e sotëm Arbana është fotografuar teksa vrapon në natyrë në zemër të kryeqytetit, në Parkun e Liqenit të Tiranës dhe e vetmja gjë që e shoqëron është shishja e ujit.

Me sa duket i gjithë sekreti qëndron tek uji dhe koha që moderatorja duket se di ti menaxhojë më së miri.

Nëse nuk keni qenë të vëmendshëm Arbana gjithmonë na ka treguar nëpërmjet story-ve apo posteve të saj në instagram se kujdeset  shumë për ushqimin dhe gjithmonë në fotot e saj shfaqet një shishe me ujë nga pas.

Pranë redaksisë tonë ka mbërritur kjo foto, ku duket Arbana e veshur sportive me kufje në vesh teksa ecën: