Kompania “Apple” raportoi fitimin e tremujorit të parë që tejkaloi vlerësimet e Wall Street, pasi të ardhurat e krijuesit të iPhone tejkaluan 100 miliardë dollarë të nxitura nga kërkesa e fortë për iPhone-et më të fundit.
Fitimet e tremujorit të parë të “Apple” u rritën në 28.76 miliardë dollarë ose 1.68 dollarë për aksion nga 22.24 miliardë dollarë ose 1.25 për aksion vitin e kaluar.
Mesatarisht, 30 analistë të anketuar nga “Thomson Reuters” prisnin fitime prej 1.41 dollarë për aksion për tremujorin.
Të ardhurat e “Apple” u rritën me 21% në 111.44 miliardë dollarë nga 91.82 miliardë dollarë të vitit të kaluar. Analistët kishin një parashikim të të ardhurave me konsensus prej 103.28 miliardë dollarësh.
Të ardhurat e “Apple” nga iPhone u rritën në 65.60 miliardë nga 55.96 miliardë vitin e kaluar. Shitjet e Mac u rritën në 8.66 miliardë nga 7.16 miliardë vitin e kaluar dhe shitjet e iPad u rritën në 8.44 miliardë nga 5.98 miliardë vitin e kaluar.

