Teknologjia është një koncept i gjerë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në përputhje me nevojat e tij.
Por si ka ndikuar teknologjia tek fëmijët?
Në dekadat e fundit, teknologjia ka ndryshuar tërësisht çdo aspekt të shoqërisë sonë, nga mënyra se si punojmë drejt mënyrës se si ne shoqërohemi dhe jetojmë. Një nga dallimet më të rëndësishme është ndryshimi në atë se si luajnë fëmijët, rriten dhe zhvillohen, si dhe ndërveprimi i tyre me gjeneratat e mëparshme. Megjithëse teknologjia siguron shumë përfitime pozitive për të mësuar, ajo gjithashtu mund të ketë disa efekte negative në zhvillimin e fëmijëve dhe cilësinë e jetës.Teknologjia gjithashtu ka një ndikim të thellë në atë se si fëmijët mendojnë dhe ndjehen. Meqenëse teknologjia është plot stimuj dhe shpesh kërkon t’i kushtohet vëmendje një shumëllojshmërie të gjërave të ndryshme në të njëjtën kohë, fëmijët që luajnë shumë video lojëra ose kalojnë shumicën e kohës në internet, kanë më pak mundësi të fokusohen sesa fëmijët që përdorin më së paku teknologjinë. Ajo gjithashtu mund të ndikojë në mënyrën se si fëmijët trajtojnë informacionin – kur fëmijët ekspozohen në një nivel të lartë të teknologjisë, ata tentojnë të mendojnë gjëra vetëm sipërfaqësisht dhe nuk zhvillojnë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike ose të jenë krijuese kur mësojnë koncepte të reja.
Katër strategji te rekomanduara për prindërit
Disa strategji që mund të rekomandohen për t’i ndihmuar prindërit të menaxhojnë teknologjinë dhe t’i japin përparësi angazhimit të tyre për bashkëbisedim me fëmijëve të tyre dhe zhvillimet gjuhësore përfshijnë:
1. Përdorni zërin tuaj
Hulumtimet tregojnë se fëmijët e prindërve që bashkëbisedojnë me ata më shumë zhvillojnë, fjalor më të madh. Një studim i vitit 2013 në revistën Shkencore Psikologjike gjeti prindër që flasin rregullisht me fëmijët e tyre, kjo i ndihmon ata të ndërtojnë fjalorin e tyre në një ritëm më të shpejtë i ndihmojnë ata të mësojnë të përpunojnë gjuhën më shpejt. Lexoni fëmijën tuaj sa më shumë që të jetë e mundur dhe bisedoni me ta sa më shumë.
2. Përdorni tëknologjinë së bashku.
Mund të jëtë e lehtë që thjesht ta kaloni tabletën dhe ta lini një fëmijë të bëjë cfarë ai do por përpiquni t’i rezistoni tundimit. Ju rekomandojme përdorimin e teknologjisë në një aktivitet në grup. Prindërit duhet të kalojnë kohë me fëmijën e tyre duke luajtur një lojë në internet ose duke përdorur një aplikacion dhe të flasin për atë që po shihni ose luani
3. Vendosni kufij në përdorimin e teknologjisë.
Prindërit mund të vendosin kufij në sasinë e kohës kur fëmijës së tyre i lejohet të përdorë një smartphone, tabletë ose pajisje tjetër. Ata gjithashtu duhet të vendosin se çfarë pajisje përdorin fëmijët e tyre. ju rekomandojmë vendosjen e kohës dhe pa teknologji, gjithashtu, kur të gjithë të shkëputen të angazhohen me njëri-tjetrin, ballë për ballë në bashkëbisedim.
4. Këshillohuni me një profesionist nëse keni shqetësime.
Një prind mund të shqetësohet për një vonesë të mundshme në të folur ,ose që fëmija i tij/saj shfaq probleme gjuhesore.

