fbpx

Apple gati të prezantojë gjeneratën e re të iPhone-ve, një nga versionet në ngjyrë “pink”

c1-1.jpg

Jemi vetëm një ditë larg nga eventi i radhës i Apple në të cilin do të prezantohen produktet e reja, por “thashethemet” për iPhone-t e rinj kanë filluar që të qarkullojnë prej kohësh tashmë.Sipas të rejave më të fundit, Apple pritet që të sjellë ngjyra të reja për gjeneratën e 13-të të iPhone-ve. Mes këtyre ngjyrave është edhe roza, që do të zëvendësojë jeshilen që është aktualisht tek iPhone 12.Po ashtu, sipas raportimeve, iPhone 13 mini dhe iPhone 13 do të jenë edhe në ngjyrë të zezë, blu, vjollcë, të bardhë dhe të kuqe. Kurse, versionet Pro dhe Pro Max do të jenë në ngjyrë argjendi dhe ari, si dhe në ngjyrë të zezë dhe bronzi, që do të zëvendësojë grafitin dhe blunë tek iPhone 12.iPhone 13 dhe iPhone 13 mini do të jenë të disponueshëm vetëm në versionet me 64 GB and 128GB të hapëisrës suajtëse, sipas MacRumors ndërsa iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max do të jenë në versionet 128GB, 256GB, ose 512GB.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303