fbpx

Instagrami po iu kërkon disa përdoruesve video ‘selfie’ , çfarë po ndodh?

Customize-Instagram-Fonts.jpeg

Instagram po iu kërkon disa përdoruesve të ofrojnë një video ‘selfie’ që tregon kënde të shumta të fytyrës për të verifikuar nëse janë njerëz prej vërteti, sipas imazheve të publikuara në Twitter nga konsulenti i medieve sociale, Matt Navarra.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rrjeti social ka luftuar prej kohësh me llogaritë false, të cilat mund të lënë mesazhe të padëshiruara, të ngacmojnë njerëzit ose të përdoren për të rritur articialisht numrin e pëlqimeve ose ndjekësve.

Një postim vijues në Twitter nga Instagrami në pronësi të kompanisë Meta, thotë se po u kërkon llogarive të dyshimta të verifikojnë se janë njerëz dhe jo robotë.

Sipas XDA Developers, kompania filloi testimin e funksionit vitin e kaluar, por hasi në probleme teknike.

Shumë përdorues kanë raportuar së fundmi se iu është kërkuar të bëjnë një video ‘selfie’ për të verifikuar llogaritë e tyre ekzistuese.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303