fbpx

Një botë me dhe pa teknologji, si pritet të jetë e ardhmja e njerëzimit?

tech_kids-1030x685.jpeg

Në ditët e sotme miliona njerëz kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke qëndruar në social media pasi e kemi të vështirë të imagjinojmë një ditë pa akses në rrjet. Nëse brezi i të lindurve deri në vitet ’90 mund të risjellë në kujtesë ditët e largëta dhe të “errëta” pa teknologji, të lindurit pas viteve ’90, e marrin të mirëqenë se përdorimi i teknologjisë shkon së bashku me nevojat bazike të jetës. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i saj ka bërë që njeriu t’i afrohet dhe të jetë më pranë saj. Disa prej pajisjeve më të familjarizuara me njeriun sot padyshim janë telefonat celulare, kompjuteri dhe gjithçka që ka lidhje me teknologjinë.
Mund të themi me bindje se ajo që u shpik nga njeriu, për ti shërbyer atij, sot po i krijon varësi dhe po e shkëput nga realiteti. Megjithatë është për tu befasuar fakti se si njeriu ka arritur të krijojë pajisje të tilla kaq “inteligjentesaqë lehtësisht mund t’ju përgjigjet pyetjeve tona, në pak sekonda na mundëson gjithçka i kërkojmë.
Nëse marrim një shembull konkret kemi aplikacionin “Siri” që gjendet në telefonat Iphone, mjafton që ta pyesësh për diçka dhe përgjigjja e tij do të jetë e menjëhershme dhe e saktë dhe kjo është vërtet për tu habitur. Por, si do të jetë e ardhmja e shoqërisë tonë nëse vazhdohet me këto ritme? A do të arrijë teknologjia të zëvendësojë njeriun? Nuk duket dhe shumë i çuditshëm ky fakt duke marrë parasysh se çdo ditë dhe më shumë po largohemi nga njëri-tjetri, rrjetet sociale janë bërë tepër të rëndësishme për secilin prej nesh dhe madje kanë filluar të krijohen robotë me pamje njerëzore. Ai mjet që u krijua për të ndihmuar njeriun, sot e ka kthyer njeriun në një mjet të tij. Kaq e madhe është lidhja e njeriut me celularin, saqë ai e mendon atë si një shtesë të vetes, pa të cilin ndihet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
A do të jetë klasa online e ardhmja e edukimit ?
Vështrimet mbi ndikimin e faktorëve psikologjikë, socialë, kulturorë dhe mjedisorë mbi mënyrën se si mësojmë po dalin nga “shkenca e re e të mësuarit”. Kjo qasje për të kuptuar arsimin argumenton se në botën tonë komplekse dhe me zhvillim të shpejtë sot, modelet akademike të bazuara në kërkime ndërdisiplinore janë të nevojshme për të krijuar ambiente efektive të mësimdhënies dhe të të nxënit.Për të qenë të sigurt, mësimi në internet ka vendin e tij, veçanërisht për studentët të cilët nuk mund të ndjekin ndryshe kolegjin. Por të mësuarit në internet nuk është e ardhmja. Asnjëherë nuk ka qenë. Kurrë nuk do të jetë. Shumica e ekspertëve pohojnë se ndërveprimi i drejtpërdrejtë instruktornxënës mbetet thelbësor në procesin e të mësuarit. Në të vërtetë, të mësuarit e drejtuar nga
vetvetja nuk mund të zëvendësojë shkollat, megjithatë tiparet specifike të një klase tradicionale të dhënë në internet do ta pasuronin shumë procesin e të mësuarit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303