fbpx

“Po mbin në trupat tanë”/ Teknologjia mania që po ‘sëmur’ botën

20220517_190511.jpg

Shek. XXI – (21) konsiderohet si shekulli i teknologjisë. Ky zhvillim i teknologjisë po paraqet një ndryshim të madh ku është mundësia që inteligjenca artificial ta mposht njeriun.Pjesët teknologjike prej viti në vit e kanë ndryshuar jetën e njeriut ,duke e bërë më të lehtë punën dhe jetën, duke marr parasysh vitet e shkuara që teknologjia nuk kishte qënë e zhvilluar edhe punët në të gjitha sferat kanë pasur vështërsi të mëdha, duke e krahasuar në ditët e sotme ,zhvillimi teknologjik po na mundëson punën më të leht dhe një jetë më të sigurt. Me teknologjine dixhitale që po mbin kudo, duke përfshire edhe trupat tane , kompjuterizimi sa vjen e bëhet shumë e më personal. Tashmë teknologjia po bëhet mjeti yne i informacionit, i kënaqesise, i argetimit, i sigurise, i shendetit, pra në një fare mënyre mbulon të gjitha sferat më të rëndësishme të jetës. Megjithate, kjo e ardhme kaq e ndritur sigurisht e ka nje kosto dhe në fakt, pak a shumë ruajtjes së jetes private po i vjen fundi.Teknologjia ka ndikuar shoqërinë në mënyra të ndryshme. Në shumë shoqëri, teknologjia ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë(përfshirë ekonominë globale të ditëve të sotme) dhe ka lejuar rritjen e klasës shoqërore të lirë (në aspektin e kohës dhe punës). Shumë procese teknologjike lirojnë produkte të padëshirueshme, të njohura si ndotje, dhe zbrazin resurset natyrore, në dëm të Tokës dhe Natyrës. Implementimet e ndryshme të teknologjisë ndikojnë në vlerat e shoqërisë dhe një teknologji e re shpesh shtron pyetje të reja etike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303