VIDEO/ Plas pistoleta në shtëpi, hajdutët kërkojnë ta vjedhin. Pronari bën lëvizjen e papritur

Një grup hajdutësh kanë tentuar të vjedhin një shtëpi, por nuk e kishin menduar mirë atë që i priste.

Ata kanë mundur të gjejnë një pult me atë të cilit hyjnë në garazhin e vilës së një biznesmeni.

Hajdutët hyjnë të armatosur në garazh me makinën e vjedhur dhe më pas vendosin t’i bëjnë një ‘vizitë’ pronarit të shtëpisë.

Sapo hajdutët e armatosur tentojnë të ngjitin shkallët ata përballen me pronarin i cili qëllon me pistoletë në drejtim të tyre.

Banditët e armatosur largohen një çast dhe kthehen sërish duke qëlluar drejt pronarit, por ky i fundit i zmbraps duke qëlluar me armë në drejtim të hajdutëve të cilët ia mbathin duke lënë aty edhe makinën e vjedhur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Brazil, ku grabitjet janë gati një gjë e zakonshme.